minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Struga.info


Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë vonë Qeveria me sukses e ka përfunduar procesin e riatdhesimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Siria dhe Iraku – katër burra – luftëtarë të huaj, pesë gra dhe 14 fëmijë.

Procesi u zhvillua në përputhje me detyrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut që dalin nga e drejta ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e drejta ndërkombëtare humanitare, standardet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kundër katër luftëtarëve të huaj terroristë, pas dëshmive të siguruara paraprakisht nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Byroja për siguri publike, dhe në koordinim me Agjencinë për siguri kombëtare, janë parashtruar kallëzime adekuate penale në pajtim me legjislaturën kombëtare. Për shkak të mosqasjes së tyre për organet e ndjekjes, për ta janë shpallur fletarreste ndërkombëtare, ndërsa në mungesë të tyre, është përcaktuar masë e paraburgimit, me vendim të gjykatësit kompetent”, kumtoi në mëngjes Qeveria.

Gratë dhe fëmijët do të qëndrojnë në karantinë 14 ditore sipas Ligjit për mbrojtje nga popullata nga sëmundjet infektuese e që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Gjatë periudhës së ardhshme, shërbimet po ashtu do të punojnë në sigurimi e dëshmive për pjesëmarrje të mundshme në veprime inkriminuese, për secilin veç e veç.

Advertisement

Të gjitha masat që do të ndërmerren nga institucionet bazohen me obligimet e Planit nacional dhe proecurat për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të luftëtarëve në luftëra të huaja dhe anëtarët e tyre familjarë./Telegrafi/

The post Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy