
Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e kësaj të martë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.
Policia bëri të ditur se shoferi I makinës tip “Land Rover” që gjeti vdekjen është Hysen Saitaj, 58 vjec nga Kosova.
Ai drejtohet mjetin që u përplas me një autobus në orën 17:22.
Fatkeqësisht përplasja ishte shumë e fortë, dhe këtë gjë e konfirmon edhe pamja që dëshmohet nga foto e makinës “Land Rover” e bërë copash.
Advertisement