
Mjeku i njohur italian Giuseppe de Donno është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Trupi i 54 vjecarit u gjet nga anëtarët e familjes në Eremo, ku ai jetonte me gruan e tij dhe dy fëmijët. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë me dije, por paraprakisht dyshohet për vetë vrasje.
Ndërkohe prokurorët po hetojnë për të përjashtuar çdo mundësi tjetër.
Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma ishte ndër të parët që filloi trajtimin e covid me transfuzione hiperimune të plazmës.
Kura e tij për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive.
Per vdekjen e 54 vjecarit ka reaguar edhe Matteo Salvini i cili vleresoi perpjekjet e mjekut për për të shpetuar qindra njerëz.
“Ne humbasim një person të bukur, një mjek të shkëlqyeshëm, i cili luftoi si një luan gjatë covid për të shpëtuar qindra jetë, shpesh kundër gjithçkaje dhe të gjithëve”, shkruan Salvini.