minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kushërinjtë u vranë për ullinjtë/ Shkuan për ti shkulur pastaj bënë masakër ndaj xhaxhait dhe djemve të xhaxhait - Struga.info


Kushërinjtë u vranë për ullinjtë/ Shkuan për ti shkulur pastaj bënë masakër ndaj xhaxhait dhe djemve të xhaxhait

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kushërinjtë u vranë për ullinjtë/ Shkuan për ti shkulur pastaj bënë masakër ndaj xhaxhait dhe djemve të xhaxhait

Një konflikt pronësie mes kushërinjëve të parë në Lushnje la pas një të vrarë dhe tre të plagosur.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin Garunjas, ku dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla qëlluan me armë gjahu xhaxhain e tyre, 65-vjeçar Shaip Hasalla dhe tre djemtë e tij.

 

Advertisement

Si pasojë, humbi jetën 30-vjeçari Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij dhe dy vellezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësorë.

 

Dy familjet ishin në konflikt prej kohësh për një tokë buqësore. Hapësirë toke kjo ku viktima së bashku me vëllezërit e tij kishin mbjellë ullinj, por që vitet e fundit ishte kundërshtuar nga kushërinjtë, të cilët pretendonin pronësinë.

 

Advertisement

Burim pranë grupit hetimor thanë se dy vellezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla shkuan orët e para të mëngjesit për të shkulur rënjët e ullinjëve por u përballën me xhaxhain dhe djemtë e tij. Gjatë konfliktit ata hapën zjarr me çifte e më pas u larguan.

 

Në momentin e krimit dyshohet se ishte aty edhe djali i Kastriot Hasallës, 20-vjeçari Marjus Hasalla, i cili po ashtu u shpall në kërkim nga policia.

 

Advertisement

Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera në zonë, hetuesit gjetën një armë zjarri tip çifte, që dyshohet se u përdor nga autorët për të kryer krimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy