Mariçiq paralajmëron përmirësimin në Kodin Zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se do të ketë ndryshime në tekstin e Kodit Zgjedhor dhe do të ketë disa përmirësime.

“Parimisht është arritur pëlqimi mes katër partive më të mëdha politike se në cilin drejtim duhet të shkohet, dhe pres që menjëherë pas pushimeve, ka mesi i muajit gusht, ky ligj të votohet në Kuvend”, tha ministri Mariçiq.

Ai tha se Kodi Zgjedhor është i komplikuar për miratim dhe se gjithmonë është miratuar me konsensus.

“Për momentin ende po punohet në tekst. Ka propozim në Kuvend, i nënshkruar nga disa nga koordinatorët e katër partive më të mëdha politike, por ajo që dëshiroj ta them është se kjo s’do të thotë se është ligji përfundimtar. Ka ende kohë, jo shumë, por besoj se pas pushimeve do të miratohet”, tha Mariçiq.

Advertisement

Ai theksoi se ideja është që në ligj të përfshihen të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së dhe të bëhen përmirësime në proces me qëllim që të demokratizohen zgjedhjet dhe të ketë pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.

Ndryshe, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaroi se nuk do të nënshkruajë ligj ku kërkohet 2% të trupit votues për listat e pavarura./Telegrafi/

Mariçiq paralajmëron përmirësimin në Kodin Zgjedhor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy