minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“I merrte pensionin”, mbesa mban për disa muaj në bagazhin e makinës trupin e pajetë të tezes - Struga.info


“I merrte pensionin”, mbesa mban për disa muaj në bagazhin e makinës trupin e pajetë të tezes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“I merrte pensionin”, mbesa mban për disa muaj në bagazhin e makinës trupin e pajetë të tezes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Janinën, pasi një grua 69-vjeçare është gjetur e vdekur brenda një bagazhi makine në një garazh.

Dyshimet janë ngritur nga fqinjët, pasi prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë. Ndërkohë në banesë policia ka gjetur mbesën e viktimës, një grua 55-vjeçare.

Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike. Autoritett kanë arrestuar mbesa e viktimës, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Sipas informacioneve, mbesa kishte vendosur trupin në një bagazh, ndërsa e kishte vulosur me ngjitës që përdoret për pllaka me qëllim që të pakësonte erën e keqe.

Advertisement

Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ndodhi 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy