minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë - Struga.info


Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristijan Mickoski konfirmoi se nuk do të marrë pjesë nesër në shënimin e Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë. Paralajmëroi se tradicionalisht 2 Gushtin do të kalojë në vendin Tashmarunishta, në afërsi të Strugës.

Për konceptin e ri të shënimit të Ilindenit i inicuar nga presidenti Stevo Pendarovski, ai e quajti shënim i improvizuar i festës më të madhe të popullit maqedonas, i cili sipas manifestimit të Krushevës, është edhe festë e bashkëqytetarëve tanë pa dallim të përkatësisë etnike.

Presidenti Stevo Pendarovski e ftoi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuar në Parlamentin e përbashkët ta festojnë Ilindenin – Ditën e Republikës në Krushevë në shënimin qendror. Ideja është se me këtë mënyrë të shënimit do të arrihet bashkim më i madh dhe do të mundësohet shënim i vërtetë i Ilindenit si simbol i bashkimit.

 

Advertisement

The post Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy