“Turizmi në Vlorë, shumë shpejt në nivele të larta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Turizmi në Vlorë, shumë shpejt në nivele të larta”

“Brenda një harku kohor të shkurtër, Vlora do të kthehet në një qytet turistik të niveleve të larta”, kështu u shpreh në “Quo Vadis” deputeti i zgjedhur, Ilir Metaj.

 

Teksa tregonte se si paraqitete situata aktuale gjatë këtij sezoni në qytetin bregdetar, Metaj vuri në dukje se Vlora po përjeton turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm gjatë tre muajve të verës.

 

Advertisement

Sa iu përket investimeve të kryera nga qeveria Rama, deputeti i konsideroi “të paimagjinueshme”.

 

“Vlora i ka marrë të gjithë masat që të jetë një qytet sa më i suksesshëm. Vitin paraardhës, Vlora e kaloi më mirë nga ç’ishin pritshmëritë. Investimet e qeverisë në Vlorë janë të niveleve të reja, të paimagjinueshme.  Vlora është duke përjetuar turizëm gjatë gjithë vitit. Vizitohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga fqinjët tanë, të cilët e gjejnë Vlorën një qytet mjaft joshës.   Vlora ka jetuar investime shumë të rëndësishme që ka tjetërsuar totalisht jetën dhe cilësinë e qytetit. Një investim shumë i rëndësishëm është patjetër aeroporti, është një zhvillim ekonomik i paimagjinueshëm deri para pak kohësh. Nëse i shtojmë edhe portin turistik, merkatën e peshkimit apo edhe portin e jahteve, duhet të imagjinojmë brenda një harku kohor mjaft të shkurtër një qytet turistik të niveleve të larta siç do të jetë Vlora.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy