
Greqia ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës si dhe ka ndaluar muzikën në dy ishuj të njohur turistikë.
Masat, siç u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, u morën për të ndaluar përhapjen më tej të koronavirusit.
Kufizimet janë vendosur në ishullin Zakynthos dhe në qytetin Chania në Kretë dhe do të hyjnë në fuqi duke nisur nga e premtja e deri më 13 gusht.
Shtetrrethimi vendoset gjatë natës ndërsa muzika është e ndaluar gjatë 24 orëve.
Advertisement
Greqia regjistroi 2,856 të infektuar me koronavirus të mërkurën dhe 16 humbje jete, duke bërë që totali që nga regjistrimi i rastit të parë në shkurt 2020 të shkojë në 503,885 dhe 13,013 respektivisht.