
“Të artat” e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, u mikpritën këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama.
Shefi i qeverisë publikoi në rrjetet sociale foto nga takimi dhe shpreh respekt për to.
Advertisement
“
Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë
Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve
”
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhuruan Kosovës dy medalje të arta në Olimpiadë.
Advertisement