Talibanët marrin edhe qytetin e 2 më të rëndësishëm në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talibanët marrin edhe qytetin e 2 më të rëndësishëm në Afganistan

Orë pas ore qytetet në Afganistan po bien në kontrollin e forcave talebane.  SHBA dhe aleatët e saj në NATO  përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar 20 vitet e fundit duke trajnuar dhe pajisur forcat afgane të sigurisë, por me tërheqjen e trupave amerikane talebanët po marrin nën kontroll thuajse gjithçka. 

Talebanët kanë marrë nën kontroll edhe Kandahar qytetin e dytë më të madh të Afganistan , kjo është një goditje e madhe për qeverinë dhe një fitore për militantët. Qyteti i dytë më i madh i vendit është edhe vendlindja e talebanëve dhe është strategjikisht i rëndësishëm edhe si një qendër tregtare.

Kryengritësit gjithashtu morën nën kontroll qytetin e afërt të Lashkar Gah dhe tani kontrollojnë rreth një të tretën e qendrave provinciale të Afganistanit.
të shqetësuar nga situate aktuale ambasadorët e NATO -s do të takohen për të diskutuar situatën e sigurisë në Afganistan.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg do të drejtojë diskutimet, me një burim që i tha agjencisë së lajmeve AFP se do të përqendrohet në planifikimin e evakuimeve.

Advertisement

SHBA dhe Britania e Madhe tashmë kanë zbuluar se po dërgojnë trupa në vend për të ndihmuar evakuimin e shtetasve të saj. Ndërkohë që një zëdhënës i Doëning Street thotë se Kryeministri Boris Johnson do të kryesojë një takim urgjent të kabinetit të sigurisë Cobra për të diskutuar situatën në Afganistan.

Në anën tjetër Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u ka bërë thirrje vendeve fqinje të Afganistanit që të mbajnë kufijtë e hapur, teksa talibanët vazhdojnë të zgjerojnë ofensivën nëpër shtet.

“Jemi në prag të katastrofës humanitare”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo nga Gjeneva.

Mijëra burra, gra dhë fëmijë është raportuar se janë duke ikur pas avancimit të talibanëve.

Advertisement

“Pamundësia për të kërkuar siguri mund të rrezikojë një numër të madh të jetëve. UNHCR është e gatshme që t’iu ndihmojnë autoriteteve kombëtare që të rrisin përgjigjen humanitare, sipas nevojës”, ka shtuar ajo.

Afganistani kufizohet me Iranin, Pakistanin, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin dhe një kufi prej 75 kilometrash me Kinën.

Ndërkohë, një zëdhënës për Programin e Ushqimit në OKB, ka paralajmëruar se nuk do të mund të sigurohen furnizime me ushqim për një të tretën e popullsisë afgane.

Rreth 390,000 persona janë zhvendosur nga fillimi i vitit, sipas OKB-së, mirëpo shifrat aktuale besohet se janë shumë më të mëdha.

Advertisement

Më herët gjatë kësaj jave, Franca, Gjermania dhe shtete tjera evropiane, kanë pezulluar dëbimet në Afganistan, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy