minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Talebanët heqin gratë nga puna, persona të armatosur i shoqërojnë në shtëpi: Vendin tuaj do ta zënë burrat! - Struga.info


Talebanët heqin gratë nga puna, persona të armatosur i shoqërojnë në shtëpi: Vendin tuaj do ta zënë burrat!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët heqin gratë nga puna, persona të armatosur i shoqërojnë në shtëpi: Vendin tuaj do ta zënë burrat!

Në fillim të korrikut, ndërsa kryengritësit talebanë po fitonin territor, luftëtarët e grupit hynë në zyrat e “Azizi Bank” në qytetin jugor të Kandahar dhe urdhëruan nëntë gra që punonin atje të largoheshin.

 

Personat e armatosur i shoqëruan në shtëpitë e tyre dhe u thanë që të mos ktheheshin në vendet e tyre të punës. Ata u shpjeguan se vendin e tyre do ta zinin të afërmit meshkuj.

 

Advertisement

 

“Është vërtet e çuditshme të mos të të lejojnë të shkosh në punë, por kështu ndodhi”, i tha “Reuters” Noor Khatera, një grua 43-vjeçare që kishte punuar në Departamentin e Llogarive të bankës.

 

 

Advertisement

Ky rast është një shenjë paralajmëruese se disa nga të drejtat e fituara nga gratë afgane gjatë 20 viteve që nga rrëzimi i lëvizjes militante islamike të ashpër mund të përmbysen nëse kthehet në pushtet.

 

 

Gratë afgane që punojnë në fusha përfshirë gazetarinë, kujdesin shëndetësor dhe zbatimin e ligjit janë vrarë në një valë sulmesh që kur filluan bisedimet e paqes vitin e kaluar mes talebanëve dhe qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA.

Advertisement

 

 

Shumë gra afgane të arsimuara dolën në mediat sociale për të apeluar për ndihmë dhe për të shprehur zhgënjimin e tyre.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy