
Mbrëmjen e kësaj të marte u rikthye magjia e Champions League.
Tri sfidat e para të play off-it prodhuan emocione dhe surpriza. Dinamo e Zagrebit mori një humbje befasuese përballë Sheriff, që e çau tri herë portën e kroatëve.
Advertisement
Salzburgu u përball me Broendby dhe siguroi fitoren me vështirësi. Në minutën e 90, austriakët gjetën rrugën drejt golit, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2-1.
Ndeshja e tretë ishte ajo mes Monacos dhe Shakhtar Donetsk. Në këtë sfidë, ndonëse francezët shiheshin pak më të favorizuar në letër , ukrainasit treguan përvojën e tyre dhe ia dolën ta mbyllin lojën me fitore. Golin e vetëm e shënoi Pedrinho.
Advertisement
Ndeshjet u transmentuan në platformën “Tring”.