Talibanët harrojnë premtimin për paqe, i lidhin sytë gjeneralit të ushtrisë dhe e ekzekutojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talibanët harrojnë premtimin për paqe, i lidhin sytë gjeneralit të ushtrisë dhe e ekzekutojnë

Pamjet tronditëse që vijnë nga Afganistani tregojnë një shef të policisë afgane me sy të lidhur dhe të gjunjëzuar përpara se të ekzekutohej nga talibanët, sipas raporteve.

Bëhet fjalë për gjeneralin Haji Mullah Achakzai i cili qëndron i gjunjëzuar dhe me pranga ndëra dy burra në prapavijë dëgjohen duke diskutuar.

Më pas dëgjohet një zhurmë që i ngjason mbushjes së  një arme.

Komandanti në provincën Badghis mendohet se është ndaluar nga talibanët pasi ata morën zonën pranë kufirit me Turkmenistanin.

Advertisement

Në pak më shumë se një javë, grupi militant islamik ka arritur të marrë Afganistanin dhe tani thuhet se po shkon në kërkim derë më derë për bashkëpunëtorët të cilët kanë punuar me forcat amerikane.

Videoja tregon gjeneralin Achakzai  duke u qëlluar me breshëri zjarri para se kamera të kalonte mbi trupin e tij të vdekur.

Gjenerali Achakzai, 60 vjeç kishte luftuar kundër talibanëve gjatë konfliktit disa dekada në vend, shkruan MetroUk.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy