Gruaja afgane lind në avionin e evakuimit, ja çfarë bëri piloti për t’i shpëtuar asaj jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruaja afgane lind në avionin e evakuimit, ja çfarë bëri piloti për t’i shpëtuar asaj jetën

Një grua afgane, e cila po evakuohej nga Kabuli drejt Gjermanisë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në bordin e një avioni ushtarak.

Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA në një postim në rrjetet sociale tha se nëna e re po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.

Në momentin që gruas i nisën dhimbjet e lindjes, komandanti i avionit “vendosi që të ulte avionin nga lartësia për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”.

Advertisement

Mësohet se gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy