Në segmentin rrugor “mbikalimi i Shkozetit – mbikalimi Plepa”, nisen këtë të hënë punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit.
Autoriteti rrugor shqiptar bëri të ditur se punimet do të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun.
Advertisement
Po ashtu të gjithë drejtuesit e mjeteve, duhet të kenë parasysh se korsitë e shpejtësisë në këtë aks do të bllokohen përgjatë kësaj kohe, por ata do të drejtohen dhe informohen nga sinjalistikat paralajmëruese.