Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Samitin inicues të Platformës së Krimesë, që u mbajt në Kiev, Ukrainë. Në ngjarje u përfaqësuan më shumë se dyzet vende në nivelin më të lartë, mes të cilëve një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së dhe NATO -s, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij, ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e pahamendur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e përshëndet mbajtjen e Samitit të Platformës së Krimesë të inicuar si mekanizëm koordinues ndërkombëtar për rishqyrtimin e çështjes së Krimesë, duke theksuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke u mbështetur në normat e së drejtës ndërkombëtare, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare”, theksoi Osmani.

Njëherit, në kuadër të ngjarjes, u miratua Deklarata e Përbashkët e pjesëmarrësve të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, së cilës iu bashkua edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy