Maqedonia e Veriut e prerë: Do të pranojmë deri në 780 emigrantë nga Afganistani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut e prerë: Do të pranojmë deri në 780 emigrantë nga Afganistani

Në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë 780 shtetas të Afganistanit. Sipas mediave maqedonase këta shtetas do të strehohen në Shkup dhe në Ohër.

Pas ardhjes së tyre, do t’u ofrohet mbështetje nga Kryqi i Kuq, do të sigurohet mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psikosociale.

Në Maqedoninë e Veriut do të evakuohen punonjës me familjet e tyre në misione humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizata për të drejtët e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që 20 vitet e kaluar kanë qenë mbështetës të forcave aleate të NATO-s në Afganistan.

Pas marrjes së kontrollit nga talibanët, shumë afganë janë larguar nga vendlindja për shkak të frikës së sigurisë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy