
Gjermania është e gatshme të flasë me talebanët për të mbrojtur arritjet e 20 viteve të fundit.
Por kancelarja gjermane, Angela Merkel nënvizoi se talebanëve nuk do t’u ofrohet asnjë marrëveshje e pakushtëzuar.
Advertisement
Duke iu drejtuar parlamentit gjerman të mërkurën, ajo tha se qeveria do të vazhdojë evakuimet për personelin ushtarak dhe të atyre që punuan me Gjermaninë.
Merkel mbështet organet e OKB-së në ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit në Afganistan.
Advertisement
“Ky realitet i ri është një realitet i hidhur, por ne duhet të angazhohemi dhe të përballemi me të”, shtoi Merkel.