minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Viktima nga përmbytjet në Venezuelë/ 20 persona humbin jetën, shumë të tjerë të zhdukur nën rrënoja - Struga.info


Viktima nga përmbytjet në Venezuelë/ 20 persona humbin jetën, shumë të tjerë të zhdukur nën rrënoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viktima nga përmbytjet në Venezuelë/ 20 persona humbin jetën, shumë të tjerë të zhdukur nën rrënoja

Të paktë 20 persona raportohet të kenë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e motit të keq në Venezuelën Perëndimore.

 

Rreth 8 mijë shtëpi janë shkatarruar nga reshjet e dendura ndërsa rreth 54 mijë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur.

 

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë makinat që  janë mbuluar plotësisht nga uji ndërtesa dhe biznese të mbushura me baltë dhe rrëshqitje të dheut që lanë gurë të shpërndarë nëpër rrugë.

 

Lumi Mokotia doli nga shtrati dhe përmbyti rrugët kryesore në qytetin e Tovarit. Energjia elektrike dhe linjat telefonike janë ndërprerë ndërsa shumë familje raportohet të jenë ende të bllokuara në banesat e tyre.

 

Autoritetet vendase kanë paralajmëruar se shiu i rrëmbyeshëm do të jetë i pranishëm edhe 10 ditët e ardhshme.

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy