
Danimarka nuk e sheh më si një shqetësim serioz koronavirusin.
Për këtë arsye, ministri danez i Shëndetësisë njoftoi vendimin e qeverisë që nga 10 shtatori të heqë të gjitha kufizimet kundër COVID-19.
Advertisement
Ky vendim u mor edhe sepse 70% e popullsisë daneze është vaksinuar plotësisht.
Ministri Magnus Heunicke tha shkalla e imunizimit është në shifra rekord dhe se pandemia aktualisht është nën kontroll. Megjithatë, ai theksoi se pandemia nuk ka mbaruar.
Advertisement