Spitalit COVID i ikën energjia elektrike nga përmbytjet në Meksikë, humbin jetën pacientë në oksigjeno-terapi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitalit COVID i ikën energjia elektrike nga përmbytjet në Meksikë, humbin jetën pacientë në oksigjeno-terapi

Sasia e madhe e reshjeve të rëna në orët e fundit në Meksikë ka shkaktuar përmbytje në komunat Ecatepec dhe Nezahualcóyotl.

Mediat lokale, duke cituar drejtuesin e Mbrojtjes Civile në Ecatepec raportojnë për të paktën një person të zhdukur. Nga ana tjetër, të paktën 17 pacientë kanë ndërruar jetë pasi një nga spitalet e shtetit Hidalgo u përmbyt.

Sipas raportimeve, lumi doli nga shtrati dhe për pasojë u ndërpre edhe energjia elektrike në qytetin e Tula-s. Disa prej viktimave ishin pacientë me koronavirus që po trajtoheshin me oksigjeno-terapi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy