minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Regjistrimi në Maqedoni, për nëntë ditë janë regjistruar mbi gjysmë milionë qytetarë - Struga.info


Regjistrimi në Maqedoni, për nëntë ditë janë regjistruar mbi gjysmë milionë qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbi 500 mijë qytetarë janë regjistruar në nëntë ditët e para të Regjistrimit të popullsisë. Enti Shtetëror për Statistika vlerëson se regjistrimi vazhdon me intensitetin e dëshiruar, ndërsa kryeministri Zaev pret që ky regjistrim të përfundojë me sukses më 30 shtator.

Regjistrimi në fillim kishte probleme teknike që u tejkaluan me përditësimin e softuerit.

Kryeministri Zaev falënderoi qytetarët të cilët e njohin rëndësinë e zbatimit të regjistrimit të popullsisë.

“Pres që regjistrimi të vazhdojë me dinamikën e paraparë dhe të gjithë aktivitetet të përfundojnë deri më 30 shtator”, u shpreh Zaev në Facebook.

Advertisement

ENSH gjatë ditës së djeshme njoftoi se deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona, ndërsa mundësinë e vetregjistrimit të popullsisë jashtë Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar 192.538 persona.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator./Telegrafi/

The post Regjistrimi në Maqedoni, për nëntë ditë janë regjistruar mbi gjysmë milionë qytetarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy