
Djali i deputetit të PS-së, Nasip Naço, Franko, i ka dhënë fund beqarisë. Pas disa vitësh lidhje, ai dhe Eliza, vajza e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, kanë kurorëzuar në martëse dashurinë e tyre.
Ceremonia është zhvilluar buzë detit, teksa në foto shihet Haxhinasto teksa shoqëron të bijën drejt altarit. Miq e të afërm i janë bashkuar gëzimit të tyre.
Advertisement
Naço dhe Eliza Haxhinasto kanë rreth gjashtë vite të fejuar. Në vitin 2016, Eliza shpërndau një foto të dorës së saj dhe të Frankos, në të cilën dukeshin unazat e fejesës.
Advertisement