minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
522 persona janë infektuar për herë të dytë me koronavirus në Maqedoni - Struga.info


522 persona janë infektuar për herë të dytë me koronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 522 persona janë infektuar sërish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më 19 shtator, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik ISHP. Nga ata që u infektuan përsëri, një person u infektua me koronë për herë të tretë, nënvizohet në raport. Ndërkohë që vetëm javën e kaluar janë raportuar 23 ri-infeksione.

Raporti i ISHP-së thotë se javën e kaluar u regjistruan gjithsej 3340 raste të reja me Covid-19 nga një total prej 28,972 testesh. Gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi.

Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, dhe grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç.

The post 522 persona janë infektuar për herë të dytë me koronavirus në Maqedoni appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy