Radev: Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgar, Rumen Radev në takimin me eurokomearin për Zgjerim, Oliver Varhleyi theksoi se deklarimet dhe premtimet në dialogun me Maqedoninë e Vveriut më shumë funksionojnë në Bullgari dhe se pret vendime të qarta juridike që do të sjellin rezultate.

Siç raporton MIA nga Sofja, sipas Radev, kjo do ta përshpejtojë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Radev ka rikujtuar Varhelyin se Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë i nënshkruar ende nuk ka zgjidhur problemin me gjuhën e urrejtjes dhe përshkrimin e gabuar për Bullgarinë në libra, muze dhe përmendore si dhe të drejtat e qytetarëve që haptazi shprehen bullgarë.

Gjatë bisedimeve Radev ka theksuar se “120 mijë shtats bullgar në Maqedoninë e Veriut janë shtetas të BE-së dhe se Bullgaria pret mbështetje nga institucionet për respektimin e të drejtave të tyre”.

Përparimin në procesin e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor gjithashtu ka qenë fokusi në bisedën mes Radev dhe Varhelyi.

Advertisement

“Bullgaria është më e interesuara që t’i shohë fqinjët në BE, por për këtë nevojitet përmbushje të kritereve të Kopenhagës për anëtarësim për RMV-në, posaçërisht respektimi i të drejtave të njeriut”, ka theksuar Radev./Telegrafi/

Radev: Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy