
Sektori i makinave luksoze në Itali ishte ai që vuajti më pak nga pandemia, e cila ndikoi ndjeshëm në industrinë e automjeteve.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2021, pati një rritje të ndjeshme të shitjes së makinave të shtrenjta krahasuar me vitin 2020. Ndër modelet më të shitura janë: Porsche 911 e Maserati Ghibli, por edhe modele të reja si Porsche Taycan dhe Ferrari Roma. Edhe pse në kohë pandemia, konkurrenca e ashpër në makinat luksoze italiane e gjermane tashmë ka rinisur.
1 – Porsche 911. Çmimi fillestar 112 mijë euro 
2 – Maserati Ghibli. Çmimi fillestar 91 mijë euro 
3 – Porsche Taycan. Çmimi fillestar 86 mijë euro 
4 – Mercedes S-Class. Çmimi fillestar 107 mijë euro 
5 – Porsche Panamera. Çmimi fillestar 100 mijë euro 
6 – Ferrari F8 Tributo. Çmimi fillestar 236 mijë euro 
7 – Jaguar F-Type. Çmimi fillestar 66 mijë euro 
8 – BMW Seria 8. Çmimi fillestar 99 mijë euro 
9 – BMW 8 Series Gran Coupé. Çmimi fillestar 96 mijë euro 
10 – Ferrari Roma ka arritur të hyjë në 10 makinat më të shitura në Itali. Çmimi i kësaj makine nis nga 200 mijë euro.