minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Si do reagonte mami nëse Ada do martohej me dikë nga PS, reagimi epik i Albina Dedes - Struga.info


Si do reagonte mami nëse Ada do martohej me dikë nga PS, reagimi epik i Albina Dedes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do reagonte mami nëse Ada do martohej me dikë nga PS, reagimi epik i Albina Dedes

Ada Deda, vajza e politikanes Albina Deda, ka qenë e ftuar bashkë me të ëmën në emisionin Vizioni i Pasdites, me moderatore Evi Reçin, ku nuk kanë shpëtuar as pyetjet pikante.

E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.

“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.

Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur dr Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.

Advertisement

E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë konfliktet mes familjeve.

“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne.Zakonisht dhëndrat bëjnë pas vjehrrave, u shpreh Albina Deda.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy