
Bashkia Pustec dhe njësia administrative Drenovë në Korçë, janë dy zonat ku ka nisur faza pilot e censusit të popullsisë dhe banesave.
Qëllimi kryesor i këtij regjistrimi është që t’u paraprijë të gjitha problematikave që mund të hasen gjatë mbledhjes së të dhënave nga ana e grupeve të punës të Institutit të Statistikave.
MILADIN FILI
DREJTOR RAJONAL INSTAT
Qëllim kryesor i projektit pilot është të provoj në kushte reale metodologjinë dhe strukturën, te dhënat planifikimit për t’u angazhuar në vendin ku do të aplikohet. Janë përzgjedhur dy bashki, Pusteci dhe Drenova në Korçë, që t’i paraprihet procesit. Është zgjedhur si zonë minoriteti për të paraprirë problematikat për vitin tjeter.
Advertisement
Në ndryshim nga censusi i vitit 2011 kësaj here risi do të jetë teknologjia. Të gjitha të dhënat do të përpilohen online.
Risia këtë radhë është përdorimi i pajisjeve teknologjike siç janë tabletet që do zëvendësojnë pyetësorët letër dhe çdo gjë do jetë elektronikisht.
Advertisement
Bashkia e Pustecit dhe njësia administrative e Drenovës janë dy zona ku ka grupe minoritare, pasi shumë banorë janë të pajisur me pasaporta bullgare e greke.