
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot Gjeneral Major Abbas Ibrahim, Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike.
Rama shprehu mirënjohjen për Gjeneral Major Abbas Ibrahimin ndërsa risolli në vëmendje shpëtimin e Alvin Berishës, nga kampi Al Hol në Siri.
Kryeministri theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.
“Të gjithë e mbani mend operacionin e jashtëzakonshëm për shpërtimin e Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe thirrjeve të mijëra shqiptarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit. E kemi këtu për ta nderuar me mirënjohjen tonë.
Po ashtu edhe shpëtimi i pesë fëmijëve të tjerë dhe më pas shpëtimi i 14 fëmijëve dhe pesë nënave, u realizua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.
Dhe sot e gjithë ditën që përpjekja vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr lidhet me emrin e Gjeneral Abbas Ibrahimit.