Si formohet Qeveria e Gjermanisë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si formohet Qeveria e Gjermanisë?

Kushtetuta e Republikës Federale Gjermane është baza juridike e zgjedhjes së “Kancelarit Federal”, i pajisur me pushtete të gjera në kuadrin e qeverisë së vendit, aq sa për sistemin gjerman përdoret formula e “demokracisë së Kancelarit”.

Formalisht e miratuar më 8 maj të 1949, Kushtetuta më pas u kundërfirmos nga Aleatët dhe hyri në fuqi pak ditë më pas në territorin e asaj që atëbotë ishte Gjermania Perëndimore. U shtri mbi ish Gjermaninë Lindore në momentin e ribashkimit, më 1990. Kushtetuta u konceptua edhe me qëllimin e korrigjimit të gabimeve dhe difekteve që kishin shkaktuar rënien e Republikës së Vejmarit në vitet ’30 dhe ardhjen e nazizmit. Parashikon një sistem parlamentar, në të cilin kancelarët zgjidhen nga Bundestagu, të cilit edhe duhet t’i përgjigjen.

Kancelari nuk mund të hiqet përpara skadimit të mandatit të tij pesëvjeçar, veç në mos Bundestagu nuk bie dakord paraprakisht për emrin e pasuesit të tij. Ky mekanizëm, i quajtur “mosbesim konstruktiv”, është menduar për të shmangur degjenerimet e parlamentarizmit vejmarian, kur krerët e qeverive shpesh e humbisnin besimin e parlamentit, por parlamenti ishte tejet i ndarë brenda vetes sa të formonte mazhoranca të tjera, gjë që çonte ne paraliza të vazhdueshme dhe votime të përgjithshme të përsëritura. Në sistemin aktual, Kancelari nuk e ka të drejtën e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Me rregull, Kancelar bëhet kryesuesi i listës – zakonisht edhe lideri politik – i partisë më të votuar në zgjedhje. Duke pasur parasysh natyrën parlamentare të sistemin, zgjedhja e Kancelarit i nënshtrohet marrëveshjes politike midis partive që do të duhet t’i japin besimin në Bundestag. Mund edhe të jetë rasti – ndodhi më 1980, 1976 dhe 1969 – që që të jetë kryesuesi i listës të një partie tjetër të ndërtojë një koalicion në gjendje që të ketë mazhorancën në parlament.

Advertisement

Proliferimi i partive pengohet nga një prag ndalimi kombëtar prej 5%. Gjysma e 598 anëtarëve të Bundestagut zgjidhet në 299 zona njëemërore, në të cilat partitë e veçanta sfidohen me njëra tjetrën dhe kandidati më i votuar kalon raundin e parë. 299 vendet e tjera ndahen proporcionalisht sipas përqindjes të marra nga partitë në nivel kombëtar, por nëse partitë sigurojnë rezultate shumë të ndryshme në kuotën mazhoritare dhe në atë proporcionale, aktivizohet një mekanizëm riekuilibri që e çon numrin efektiv e vendeve të aktuara që të rritet edhe me shumë: në 2021 jemi tashmë në 735. Për shembull, një parti si e Gjelbërit ka arritur të sigurojë vetëm 16 vende njemërore, por falë 14.8% në nivel kombëtar ka të drejtën e një riekulibrimi që e çon në 118 ulëse totale në Bundestag.

Veç kësaj, sikur një parti arrin të zgjedhë të paktën tri kandidate në zonat njëemërore, ka të drejtën e përfaqësimit parlamentar edhe në rast se nuk e kalon pragun prej 5% të votave në nivel kombëtar. Ka qenë rasti i Linke në zgjedhjet e sapopërfunduara: partia e majtë radikale është ndalur në niveliin 4.9% në rang kombëtar, por duke qenë se ka fituar zonat Berlin Treptow-Köpenick, Berlin Lichtenberg dhe Lajpzig II do të ketë megjithatë 39 deputetë në Bundestag.

Kështu që partitë kanë një rol themelor në politikën gjermane dhe në zgjedhjen e Kancelarit. Ndër më të qëndrueshmit në nivel europian, sistemi partiak gjerman ka parë një ecuri prej “fizarmonike” gjatë dekadave. Zgjedhjet e para, ato të vitit 1949, panë pjesëmarrjen e CDU/CSU (që i fitoi ato me Konrad Adenauer), e socialdemokratëve të SPD e të liberalëve të FDP: tre parti që akoma sot janë në fletëvotimet gjermane. Por bashkë me to ishte edhe Partia Komuniste, Partia e Bavarisë dhe Partia Gjermane, formacione që u zhduken në harkun e një dekade pse u nxorrën jashtëligjit (rasti i komunistëve) ose pse pragu i hyrjes i pengonte që të konkurronin. Kështu, duke filluar nga vitet ’60, sistemi gjerman u reduktua në vetëm tre parti: demokristianë, socialdemokratë dhe liberalë qenë të vetmet në fletëvotimet kombëtare për 20 vjet nga 1961 deri më 1980, derikur më 1983 ardhja e të Gjelbërve filloi një epokë kompelskiteti dhe fragmentimi më të madh, që vazhdon të rritet akoma sot.

Tashmë, me 6 parti në lojë (SPD, CDU/CSU, të Gjelbër, FDP, Alternative für Deutschland, Linke) nuk është edhe aq e thjeshtë të krijohet një qeveri. Presidenti i Republikës Gjermane nuk ka as funksion arbitri të traktativave, as një limit kohor për formimin e një mazhorance. Rregullat parashikojnë që partitë të fillojnë me negociata eksploruese dhe pasi përcaktohen subjektet e mazhorancës së re procedohet me përpunimin e një “kontrate qeverisëse” më të detajuara, që fikson linjat politike e ekzekutivit të ardhshëm. Kontrata i nënshtrohet miratimit të kongreseve të partive të interesuara, por për shembull SPD në vitet 2013 e 2018 ja ka nënshkruar marrëveshjen qeverisëse me CDU e Angela Merkel votës së anëtarësisë (që e kanë pranuar).

Advertisement

Të nesërmen e zgjedhjeve politike të 2021, të gjitha partitë përveç Alternative für Deutschland, që është përjashtuar me marrëveshje të përbashkët nga të gjithë të tjerat, janë potencialisht të përfshira në formimin e qeverisë së ardhshme. Fragmentimi i sistemit partiak e ka çuar Gjermaninë nga një situatë alla angleze, me dy parti që alternoheshin vetë në pushtet me patericën e një të trete, në një situatë holandeze apo skandinave, me qeveri multipartiake të krijuara pas muajsh traktativa të gjata. Për kronikë, Hollanda që ka votuar në marsin e 2021 nuk e ka akoma një qeveri të re. Edhe për Gjermaninë zgjedhja e Kancelarit ka nevojë për jo pak kohë.

Me përfundimin e negociatave, Presidenti i Republikës i komunikon Bundestagut emrin e kandidatit Kancelar, që zgjidhet me mazhorancë absolute. Në rast se kjo e fundit nuk arrihet, Presidenti mund të vendosë të emërojë të njëjtin të zgjedhur që gëzon vetëm mazhorancë relative ose të shpërndajë Parlamentin. Por deri më tani këto dy raste nuk janë verifikuar ndonjëherë, duke e katandisur kreun e shtetit në pozicionin e një noteri të thjeshtë.

Por në 2017 dështimi i negociatave komplekse midis CDU/CSU, të Gjelbërve dhe liberalëve e ka shtyrë presidentin që ta ndryshoj pak qëndrimin e tij: Steinmeier i ka nxitur partitë që të kërkojnë një marrëveshje të re dhe ka bërë bisedime me përfaqësuesit e tyre, me objektiv gjetjen e pikave të konvergjencës. Në fund kanë qenë CDU/CSU dhe SPD ato që kanë arritur mirëkuptimin, duke arritur të miratojë kabinetin Merkel IV rreth 6 muaj pas zgjedhjeve.

Aspenia Institute: Përgatiti Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy