Ç’po ndodh me rrjetet sociale? Pas Facebook, edhe Snapchat “zhduket” me orë të tëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas platformave të Facebook, që përfshin edhe Instagram dhe Whatsapp, një tjetër protagonist i rrjeteve sociale ka përjetuar një bllokim planetar, dhe kësaj radhë nuk i përket perandorisë së Zuckenbergut.   

Bëhet fjalë për SnapChat, i cili dje praktikisht ishte i paarritshëm nga vende të ndryshme të botës, në veçanti në Europën perëndimor edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku edhe përdoret më shumë.

Teknikët e shoqërisë me bazë në SHBA, që ndër rrjetet sociale ishte trendi i disa viteve më parë por që ende mban rreth 300 milionë përdorues aktivë, arritën ta riparonin defektin brenda 4 orëve, por analistët po fillojnë të pyesin veten ca po ndodh me rrjetet sociale kryesore.

Sipas disa prej tyre, defektet po tregojnë se një nga problemet e platformave që i përkasin rrjeteve sociale kryesore është centralizimi i tyre, që po evidentohet gjithmonë e më shumë me përhapjen e tyre globale. Sipas tyre, drejtuesit e këtyre gjigantëve teknologjikë duhet të mendojnë për një diversifikim të platformave të brendshme, që mund të ulin riskun e gabimeve njerëzore ose të sulmeve kibernetike.   

Advertisement
Lexo edhe:
Facebook u “zhduk” nga Interneti, kompania humbet 6 miliardë dollarë në aksione

Javën e kaluar, Facebook pësoi rreth 100 milionë dollarë dëme dhe një ulje domethënëse të çmimit të aksioneve të kompanisë, pas defektit që zhduku platformën e tyre për rreth 7 orë në të gjithë botën.   

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy