
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbremjen e kësaj të martë në Sarandë.
Drejtuesi i një mjeti tip “Benz”, L.M., ka përplasur një makinë të parkuar.
Advertisement
Si pasojë e përplasjes, ka pësuar lëndime A. K., i cili ndodhej pranë mjetit të tij. I lënduari ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.