minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Shpallen non grata dy zyrtarë rusë në Kosovë, presidentja Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare - Struga.info


Shpallen non grata dy zyrtarë rusë në Kosovë, presidentja Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpallen non grata dy zyrtarë rusë në Kosovë, presidentja Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, shpalljen non grata të dy zyrtarëve rusë në Kosovë. Në argumentimin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Osmani thekson se zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës. Ndërkohë MPJD-ja, ka nxjerrë vendimin për shpalljen e tyre persona të padëshirueshëm.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”.

Osmani nënvizon se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit rus në rajon, që synon të minojnë arritjet e e përbashkëta me SHBA, NATO dhe BE.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

Advertisement

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy