minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Taravari dhe Sali në takim me Danella Arsovskën, diskutojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale - Struga.info


Taravari dhe Sali në takim me Danella Arsovskën, diskutojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Danella Arsovska, sot ka realizuar takim me kandidatët e koalicionit ASH-AAA për Çairin Bekim Sali dhe për Gostivarin Arben Taravari.

Takimi është mbajtur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Siç bëhet e ditur të tre kandidatët kanë ndarë përvojat nga rrethi i parë i zgjedhjeve dhe presin fitore në rrethin e dytë më 31 tetor.

Arsovska në rrethin e dytë kundërkandidatë për Bashkinë e Shkupit do ta ketë Petre Shilegovin e LSDM-së, ndërsa Bekim Sali dhe Arben Taravari, në rrethin e dytë në Çari dhe Gostivar janë me Visar Ganiun dhe Nevzat Bejtën nga BDI.

Ndryshe, ditën e djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, realizoi takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas të cilit thanë se do ta vazhdojnë mbështetjen e ndërsjellë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari dhe Sali në takim me Danella Arsovskën, diskutojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy