
Dy persona janë plagosur në aksin Krujë-Fushë-krujë mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.