
Kryeministri i Irakut, Mustafa Al Kadhimi u sulmua me dron në shtëpinë e tij në Bagdad duke marrë plagë të rënda.
Autoritetet bëjnë me dije se rezidenca e kreut të qeverisë në “Zonën e Gjelbër” të kryeqytetit u shënjestruar nga një dron i mbushur me eksploziv. Raportet e mëparshme të mediave thanë se al-Kadhimi ishte dërguar në spital.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, të mirën e Irakut.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.
Advertisement