Zgjedhjet lokale në Maqedoni rrisin nivelin e interesimit të qytetarëve për kryetarët e partive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet lokale në Maqedoni rrisin nivelin e interesimit të qytetarëve për kryetarët e partive

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut e kanë rritur interesin e qytetarëve për kryetarët e partive politike në vend.

Nga ajo që shihet në “Google Trends”, shkruan Telegrafi Maqedoni, është se gjatë kohës kur ka pasur fushatë parazgjedhore dhe ditën kur janë mbajtur zgjedhjet lokale, interesimi i qytetarëve për kryetarët politik ka shënuar rritje.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në 90 ditët e fundit popullaritetin më të madh e ka pasur më 1 dhe 6 nëntor, gjegjësisht pasi deklaroi se do të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së.

Advertisement

Ndërsa kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, më i popullarizuar në “Google” ka qenë më 24 gusht.

Kurse sa i përket liderëve politik shqiptar, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, më i kërkuar ka qenë më 28 tetor.

Advertisement

Bilall Kasami i cili u zgjodh edhe kryetar i ri i Komunës së Tetovës, popullaritetin më të madh në “Google” e ka pasur në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht më 31 tetor.

Ndërkaq, sa i përket kryetarit të ASH-së Ziadin Sela, ai kulmin e ka arritur në dy data edhe atë më 15 shtator dhe 6 tetor.

Advertisement

Gjithashtu, rritje të popullaritetit ditëve të fundit ka pasur edhe kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev dhe partia e tij. Prej 30 shtator, termi “Levica” në “Google” është kërkuar pothuajse çdo javë, edhe atë te qytetet me shumicë shqiptare.

Ndryshe, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, partitë opozitare së bashku me Lëvizjen Besa, formuan shumicë të re në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”, kurse senca për votimin e mosbesimit është caktuar për të enjten./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni rrisin nivelin e interesimit të qytetarëve për kryetarët e partive appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy