
Vënia në lojë e politikanëve europianë është synimi i një komedie që po shfaqet në Bruksel. E quajtur “The Schuman Show”, bazuar në filmin distopik “The Truman Show” dhe tek emri i themeluesit të BE-së Robert Schuman, grupi i aktorëve kërkon nga Europa një qasje ndryshe.
Duke qenë se politikat e Brukselit kanë famën e të qenurit të mërzitshme, ata kanë shumë material për të punuar.
“Ndonjëherë politika është paksa e mërzitshme, por kemi shumë material për të bërë komedi. Në fakt, disa herë e vërteta është më e çuditshme se trillimi. Ne tallemi me deklaratat e politikanëve të BE-së, por qëllon që ata i bëjnë ato ashtu siç ne i satirizojmë,” – deklaroi aktori Craig Winneker.
Por si do t’i presin shakatë burokratët e Brukselit?
“Personalisht mendoj se ata do të na jenë mirënjohës, sepse po të isha politikane dhe rrjedhimisht paksa narciziste, do të më pëlqente fakti që publiku europian po reagon, sepse njerëzit po tallen me mua,” – tha aktorja Louise Larnach Day.
Grupi i aktorëve përbëhet nga ish-punonjës të BE-së dhe gazetarë, që duan një Europë më të mirë. Ata ndjejnë se komedia është mënyra më e mirë për t’i bërë evropianët më pak skeptikë për institucionet, edhe pse në skenë shprehin zhgënjimin nga politikëbërja e BE-së.
Shfaqja është një ndërthurje mes teatrit dhe satirës politike. Realizimi i saj nuk është thjesht një përpjekje artistike.