minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të premten nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, paraqitja do të bëhet online - Struga.info


Të premten nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, paraqitja do të bëhet online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se dje kanë arritur 40 mijë doza të vaksinave kundër gripit stinor. Megjithëse porositja është bërë që moti, vaksinat 4-valente kanë arritur me vonesë, si pasojë e kërkesës së shumtë në tregun botëror.

Sipas imunologëve ky arsyetim nuk mbanë, nga që për efikasitet kundër kësaj virozë vaksinimi është dashur të kryhet në periudhën 15 tetor-15 nëntor. Por, vaksinat e para pritet të jepen të premten.

Pacientët që janë regjistruar paraprakisht në vakcinacija.mk do të marrin sms porosi për terminët. Ministri Filipçe tha se ky është viti 4 me radhë që sigurohen vaksina falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, 4 mijë prej të cilave do të jepen në Shkup, por në pika të ndryshme vaksinimi për të mos u përzier me vaksinimin anti-kovid.

Advertisement

 

The post Të premten nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, paraqitja do të bëhet online appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy