Kallëzim Penal kundër një personi të punësuar në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Manastirit sot ka dorëzuar kallëzim penal kundër një personi zyrtar i cili është i punësuar në Muzeun e Alfabetit Shqip Manastir, njoftojnë nga MPB.

Sot, (03.12.2021) SPB Manastir në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.N. nga Manastiri.

“I denoncuari, si zyrtar, drejtor i Institucionit Kombëtar – Muzeu i Alfabetit Shqiptarë në Manastir, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2020, në mënyrë të përsëritur ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për Muzetë dhe ka lejuar disa persona që të përfitojnë pasuri në mënyrë të paligjshme, dhe me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 4.128.551 denarë”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Kallëzim Penal kundër një personi të punësuar në Muzeun e Alfabetit në Manastir shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy