Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 50 gr kokainë 9-vjeçares!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 50 gr kokainë 9-vjeçares!

Policia e burgjeve në Kukës ka kapur lëndë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik të një vajze nëntë vjeçare.

 

Bëhet e ditur se lënda narkotike i është gjetur vajzës gjatë kontrollit fizik që bëhet mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për një sasi pluhuri të bardhë rreth 50 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e cila u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit me iniciale G.I.

 

Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy