minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Maqedoni, nuk pritet të ketë kufizime gjatë vitit të ri - Struga.info


Maqedoni, nuk pritet të ketë kufizime gjatë vitit të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjekja Lilija Çollakova Dervishova për TV 21 thotë se gjendje me COVID-19 është stabile. Po ashtu edhe analizat javore të ISHP-së tregojnë se për 80% janë zvogëluar rastet në krahasim me javët e kaluara.

Për këtë arsye, Çollakova konsideron se nuk nevojiten masa kufizuese gjatë festave të vitit të ri, dhe jeta të vazhdojë me normalitet. Ajo thotë se shumica e qytetarëve tashmë kanë imunitet pasi që kanë qenë të infektuar ose janë të vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se nuk ka rrezik nga COVID-19 dhe se qytetarët duhet të festojnë pa kufizime.

Nga ana tjetër, shtetet evropian po mbyllen dhe vendosin masa shtesë për shkak të rasteve me COVID-19. Lloji Omicron është vërtetuar edhe në Shqipëri dhe Seria./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, nuk pritet të ketë kufizime gjatë vitit të ri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy