![Autorizohet përdorimi i “Molnupiravir”/ Ilaçi është efektiv kundër Covid-19](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/https___specials-images.forbesimg.com_imageserve_6160583136e0032fbba3fe32_0x0-661x400.jpg)
Edhe ilaçi kundër covid-19 i kompanisë “Merck”, mori dritën jeshile nga administrata amerikane e ushqimit dhe barnave.
“Molnupiravir” është autorizuar për grupin e pacientëve mbi 18 vjeç që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga sëmundja e rëndë.
Advertisement
Ai ka treguar rreth 30% efektshmëri në provat klinike dhe nuk është lejuar të përdoret tek pacientët nën moshën 18 vjeç sepse mund të ndikojë negativisht në rritjen e kockave.
Ndërkohë pilula e kompanisë “Pfizer”, me rreth 90 % efektshmëri në parandalimin e shtrimeve në spital u autorizua pak ditë më parë për personat 12 vjeç e lart.
Advertisement
Të dyja trajtimet mund të merren në shtëpi, me rekomandim nga mjeku.
Shpërndarja e tyre në treg, do të nisë në javët e para të muajit të ardhshëm.
Advertisement