“Na del një gjykatëse që grabit njerëzit”! Rama: Do ja them emrin publikisht, SPAK ta thërrasë urgjent!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na del një gjykatëse që grabit njerëzit”! Rama: Do ja them emrin publikisht, SPAK ta thërrasë urgjent!

Në një komunikim me gazetarët  kryeministri Edi Rama zbuloi sot nismën më të fundit, atë të këshillimit me qytetarët shqiptarë për disa nga temat më të rëndësishme, që prekin vetë shoqërinë.

 

Kryeministri zbuloi disa nga temat kryesore që do iu drejtohen qytetarëve, përmes një pyetësori, që nga pandemia deri te Vettingu.

 

Advertisement

Sa i takon vettingut, Rama sulmoi hapur një gjyqtare, emrin e të cilës tha se nuk e mban mend, për të cilën tha se ka marrë një vendim skandaloz vetëm një javë para se të largohej nga Vettingu.

 

 

“Kemi një temë tjetër për të cilën kemi hasur problematikë, ku hyn dhe faktori ndërkombëtar. Problematika është se nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarë e prokurorë që nuk e kanë kaluar Vettingun, por që marrin vendime, duhet të pezullohen urgjent. Kemi pasur disa raste të vendimeve të mostrave, që kanë tronditur shoqërinë. Ju jap një rast, angazhohet qeveria për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve, te ish-Garda e Republikës, bën projekt, jep financimin dhe cfarë ndodh? Në momentin që jemi gati të fillojmë punën, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet. Rasti konkret është që kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga Vettingu. Kjo gjykatëse, emri i të cilës nuk më kujtohet, por që do ja them në publik, duhet të thirret sot nga SPAK, siç duhet të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar Vettingun, dhe duhet të shkojnë para gjyqit, sepse kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat. Këta duhet të pezullohen automatikisht, kur janë vendime që skandalizojnë gjithë shoqërinë”, tha Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy