Ekspozohen ikonat bizantine, veprat kanë në qendër figurën e Shën Mërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozohen ikonat bizantine, veprat kanë në qendër figurën e Shën Mërisë

Këto janë disa prej ikonave të ekspozuara në  Muzeun Historik Kombëtar.

 

Në vigjilje të Krishtlindjeve vjen ekspozita “Ikonat mariane”, ku në qendër të punimeve është figura e Shën Mërisë.

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT KOMBETAR

 

“Meqenëse e kishim të mundur ne menduam të rigruponim koleksionin tonë të ikonave me tematika të ndryshme. Një nga tematikat kryesore që haset në periudhën post-bizantine është pikërisht pikturmi i Shën Mërisë. Edhe pse jemi në periudhë Krishtlindjeshne menduam që rreth 15-16 ikona të cilat vijnë nga koleksioni jonë dhe që përfshijnë disa pjesë të Shqipërisë, kërkuam dhe realizuam këtë ekspozitë.”

Advertisement

 

Ikonat që nga periudha Bizantine vijnë të punuara nga autorë të ndryshëm që nga Onufër Qiprioti, Mihal Anagnosti, David Selenica etj. Kjo ekspozitë i jep mundësinë publikut të kryeqytetit të njihet me vlerat e artit bizantin.

 

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT KOMBETAR

 

“Këto vijnë nga periudha post-bizantine në Shqipëri. Ato janë të shekullit 17-18, periudha bizantine ne Shqipëri kap edhe shek. 19, me motrat Zinko. Sigurisht ky koleksion që ne zotërojmë vlen të studiohet e të dalë më tepër në pah.”

Advertisement

 

Kjo është ekspozita përmbyllëse që Muzeu Historik Kombëtar organizon dhe do të qëndrojë e hapur deri në fundvit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy