minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Makina përplas 17 vjeçarin në Kukës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë - Struga.info


Makina përplas 17 vjeçarin në Kukës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas 17 vjeçarin në Kukës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një automjet me drejtues shtetasin R.B 36 vjeç, ka përplasur një 17 vjeçar me inicialet Y.K.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Krumë-Golaj. 17 vjeçari si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga përplasja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Advertisement

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.

I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy