
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme.
Kjo e hënë ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, ndërsa po ashtu priten reshje dëbore në zonat verilindore dhe juglindore. Moti i keq do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme.
Advertisement
Sa i përket temperaturave, është regjistruar një ngritje e lehtë në mëngjes, por pritet të ketë ulje temperaturash gjatë orëve të mesditës. Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, momentalisht nuk paraqiten probleme në vend.