
Njerëzit e pa vaksinuar kanë deri në 60 herë më shumë gjasa për të shkuar në kujdesin intensiv për shkak të variantit të ri Omicron, sipas një studimi të ri, mes shifrave të larta që kanë prekur Mbretërinë e Bashkuar.
Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv (INCARC) analizoi personat për çdo 100,000 banorë nëse u shtruan në kujdesin intensiv me Covid-19 të konfirmuar gjatë një periudhe gjashtëmujore këtë vit, duke u bazuar edhe tek të dhënat e vaksinimit.
Për njerëzit në të 60-at që kishin marrë dy doza kundër Covid-19, incidenca e shtrimeve ishte rreth 0,64% për 100,000 veta çdo javë. Por për ata që nuk ishin vaksinuar në këtë grup moshë, kjo ishte 60 herë më e lartë, pak më shumë se 37% për 100,000.
Kishte një ndryshim të madh në normat e shtrimeve në grup moshat e tjera në varësi të faktit nëse ata ishin vaksinuar apo jo kundër Covid-19, zbuloi INCARC.
Si moshat 50 deri në 59 vjeç, ashtu edhe ata mbi 70 vjeç, të cilët nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19, kishin 27 herë më shumë gjasa të përfundonin në kujdesin intensiv, në krahasim me njerëzit e të njëjtës moshë që kishin marrë dy doza.
Për individët e moshës 40 vjeç, normat e shtrimeve ishin më shumë se 13 herë më të larta për njerëzit e pa vaksinuar. Normat e pranimit ishin 12.5 herë më të larta për 30-39-vjeçarët e pa vaksinuar dhe tetë herë më të larta për 18-29-vjeçarët e pa vaksinuar.(The Independent, “Si”)