Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për krizën energjetike në vend.
Abdixhiku i ka bërë thirrje Kurtit që ta kthejë diplomën e inxhinierit, sepse është populist, sipas tij.
Ja pjesë nga fjala e tij në Kuvend:
“Kosova është në krizë energjetike, është në terr, reduktime, agretatë e qirinj. Aq krizë sa që bëri lajm për të keq në mediat ndërkombëtare. Do të thotë se kriza këtu është me e dalluar, më e vecantë. Të gjitha vendet e Evropës janë përballur e po përballen me krizën sot.
Të gjithë janë marrë me urgjencë me këtë temë, në korrik të vitit 2021. Kanë filluar të merren me lehtësim, me cmimin e sasisë së furnizimit, me përballjen e mungesës së furnizimit të energjisë.
Nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar, por kanë vepruar shpejt, kanë bërë zgjidhje.
Kosova gjendjen e emergjencës e ka shpallë në tetor të këtij viti. Shtetet fqinje si Shqipëria e Maqedonia saqë sot nuk kanë krizë.
Katër ditë pa përfunduar viti e 6 muaj pas fillimit të krizës, tek sot Kosova ka nisur të dëgjojë masat e qeverisë, me 6 muaj vonesë.
Ky është menaxhim krize e jo parapërgatitje. Qeveria jonë populiste, verës kur tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla nëpër Evropë se po e kalon Kroacinë me ekonomi.
Kur sot na u kthye terri e agregatët nëpër rrugë, kryeministri që i ka krejt e që nuk është këtu, na thotë që rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer, e për këtë fjaotrë janë krejt përvec tij.
Një kryeministër anipse me profeison inxhnier ka zgjedhur të bëhet populist për masat e tij.
Ta kthejë diplomën menjëherë ne Universitet se rryma kontraktohet”, ka thënë ai.